Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 20:35, në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Gërhot”, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetsin E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, si dhe kanë marrë dëmtime të lehta 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.