Vazhdon moti i paqendrueshem ne qarkun Elbasan i shoqeruar me reshje shiu e reshje debore ne lartesi. Nga informacionet e mengjesit te sotem rezultojne qe akset rrugore nacionale jane te hapura per qarkullimin e mjeteve.
Ne disa segmente te Elbasan-Q.Thane, Librazhd-Sterbleve, Gramsh-Moglice ka pasur prani inertesh e aluvionesh por ne sasi te vogel. Ne segmentin Stebleve-Klenje kemi prani debore deri ne 15cm trashesi. Aksi eshte i kalueshem per mjetet.
Furnizimi me energji eshte i plote pervec fidrit te Nj.A Tregan bashkia Elbasan.