Një 34-vjeçar është arrestuar policia gjatë kontrolleve të shumta të shtuara në Elbasan edhe pas ngjarjes së javës së shkuar ku mbeti i plagosur në një atentat i shumë kërkuari Nuredin Dumani, ngjarje për të cilën nuk ka ende zyrtarisht një autor.
Sipas policisë gjatë kontrolleve është konstatuar 34-vjeçari i cili në momentin kur ka parë se po ndiqej nga policia ka hedhur armën dhe ka tentuar t’ia mbathë.
Por ai është kapur pas disa minutash ndjekje. Tashmë policia po vijon hetimet për të mësuar nëse ai është përfshirë apo jo në veprimtari të tjera kriminale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.