3 prilli shënon të dielën e parë të muajit, e në zbatim të vendimit të marrë nga ekzekutivi, do të shënojë ditën pa makina çdo të dielë në vazhdim .
Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit , ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, nis nga ora 09:00 deri në orën 15:00 çdo të dielë .
Por çfarë sjell kjo nismë ?!
Për disa qytetarë ajo është pozitive e për shumë të tjerë jo .
Nisur nga komentet e shumta në rrjetet sociale, Egnatia News ishte të dielën që lamë pas në disa akse të qytetit .