Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 55 qytetarë, në këto bashki:
18 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Vlorë, Lushnje, Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Korçë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Vorë, Shkodër.
Në të gjithë vendin janë 461 pacientë aktivë me Covid-19.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 2 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,102 që nga fillimi i epidemisë.