Problematika e hasur disa ditë më parë me gripin e shpendëve duket se nuk ka përfunduar në vendin tonë vetëm me rastet në disa pulari të zonës së Durrësit dhe Korçës.
Një rast i ri është raportuar ditën e enjte në zonën e Shkodrës. Gripi i shpendëve kësaj here ka rënë në një fermë private në Suka Dajç dhe për këtë arsye autoritetet autoritetet u angazhuan menjëherë duke asgjësuar rreth 70 pula të sëmura, të cilat më pas, sipas procedurave u groposën.
Për këtë rast reagoi dhe prefektja e qarkut, Majlinda Angoni e cila zhvilloi një takim me institucionet lokale për marrjes e masave më të forta dhe premtoi se do të shtohen kontrollet në tregje.
Angoni tha se u është lënë detyrë bashkive të përcaktohet vendi ku do të gruposen shpendët nëse ka raste të tjera.