Gjykata ka dënuar këngëtarin Bojken Lako. Lako është dënuar me tre vite burg. Shkak për këtë janë bërë punimet në një godinë të marrë me qira për ta kthyer në një studio muzikore.

Mësohet se gjykata e ka dënuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” për qëllime fitimi.

Lako përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit dhe është dënuar me 3 vite shërbim prove.