Një person u vu në pranga nga policia në Tiranë pasi blutë shkuan për kontroll në banesën e tij se kishin informacion që ai mbante armë pa leje. Por uniformat blu janë përballur aty me një koleksion armësh të shtetasit Elton Mahmuti.

Blutë thanë se në operacionin e koduar “Vila”, u sekuestruan një armë zjarri “Sharrs”, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika dhe një palë dylbi ushtarake.