Një manifestim po zhvillohet këtë të premte në rrugët e kryeqytetit në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila prej më shumë se një muaji po përballet me agresionin rus.
E pranishme në këtë manifestim është edhe ambasdorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.
Qytetarë shqiptarë së bashku me komunitetin ukrainas nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej” dhe do të vijojnë deri të sheshi “Vëllezërit Frashëri”. I gjithë marshimi do të vijojë për rreth tre orë.
Ndërkohë policia ka devijuar edhe qarkullimin e automjteve në disa rrugë të kryeqytetit.