Policia e Tiranës ka arrestuar dy administratorë të një Call Centeri në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Blerin Kamberaj, 37 vjeç dhe Roland Kamberaj, 40 vjeç.

Sipas policisë ata u prezantoheshin klientëve të huaj si agjentë burse dhe i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit ata kanë arritur t’u zhvasin një shumë të konsiderueshme parash.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë nën hetim edhe dy persona S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.