Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi nuk ka kursyer gafat as në Kongresin e Partisë Socialiste.
Ministrja e Ramës, e cila është e njohur për ‘perlat’ e saj gjatë fjalimeve, kërkoi ndjesë “për diellin e tepruar” teksa falënderoi panelistët për pjesëmarrjen në kongresin që u mbajt në sheshin “Italia”.
“Unë do ta mbyll me kaq, falënderoj panelistët dhe ndjesë për diellin e tepruar, por ia keni dalë më së miri dhe besoj se të gjithë të rinjtë sot kanë mësuar disa gjëra të reja dhe ku të aplikojnë apo ku të shkojnë nëse duan të bëhen ekspertët e teknologjisë së të ardhmes”, deklaroi ministrja Bora Muzhaqi në fund të fjalës së saj.
Me këtë deklaratë, ministrja e Rinisë shtoi një tjetër gafë në listën e saj.