Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me mjete të forta kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi.
Teksa doli nga një bar-kafe, në lagjen “Kalaja” në Elbasan, ai u godit me leva dhe mjete të forta nga njerëz të pa identifikuar.
Personi që shihni në foto është Sulkuqi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e qytetit të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.