Kryeministri Edi Rama ka folur per here te pare ne lidhje me perjashtimin e Dritan Lelit nga Partia Socialiste.
Ai ka thene se Leli ka refuzuar te kandidoje per deputet.
Nuk ka ndodhur asgjë, faktikisht unë i kam kërkuar që të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar dhe kaq.
Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam çuar se nuk isha dot dje i pranishëm.
Shumë i shkurtër dhe pa përderisa Leli refuzoi, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin.
Këtu nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën ndonjë problem që duhet të marrim minuta për publikun, është një cështje e brendshme e jona.
Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër” tha Rama te “Real Story”.