Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qarku Korçë ka bllokuar 10 ton miell në një furrë buke pasi i kishte kaluar afati i përdorimit.
Gjatë kontrollit të AKU-së në këtë biznes u konstatua se në ambientet e magazinimit u evidentua sasia prej 10 ton miell me afat të kaluar përdorimi.
Furra e Bukës u gjobit me 500 mijë lekë si dhe u bllokua sasia e miellit për t’u asgjësuar.