Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Roskovecin dhe mbarë opinionin publik, ku një 61-vjeçar masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas u vetëvra, viktimat e krimit të dyfishtë do të përcillen për në banesën e fundit.
Xhavair Hoxha, do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e tij Vidhishtë, ndërsa 30-vjeçarja Merushe Hazizi do të prehët në varrezat pranë familjes së saj. 30-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha. Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje nga 61-vjeçari, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret në pemë në tokën e tij.