Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo deklaroi në Debat me Alba Alishanin se nuk do të ketë një shtyrje të Kuvendit të Partisë Demokratike të vendosur për me 30 prill.
Sipas Pollos, opozita nuk mund të drejtohet në mënyrë kolektive, pa organe të qarta.
Kuvendi është shtyrë njëherë dhe të gjithë ata që kishin vullneti kanë gjetur mënyrën për t’u përfshirë. Dhe që të kemi një opozitë me udhëheqje kolektive dhe pa organe të qarta statutore nuk do t’i shërbente një opozite efektive. Ata që firmosën apelimin duan ta çojnë partinë në zgjedhje të përçarë në zgjedhje vendore. Ku partia legjitime mos ketë vulën, ndërkohë që ata që janë të kapur pas vulës, përçajnë votën e demokratëve”, tha Pollo.
Deputeti demokrat komentoi dhe vendimin e Alibeajt për të apeluar vendimin e Gjykatës që njohu statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, duke thënë se me këtë veprim ai e ka humbur mundësinë për të përfaqësuar dhe deputetët.
Mesa dimë Alibeaj nuk ka mazhorancën në grup, për organet e tjera është e qartë. 2 dyta apelimi i një vendimi që formalizon një drejtim të qartë të partisë është një veprim në kundërshti me interesin e PD dhe që nuk i shërben asaj. Me veprime të tilla humb mundësinë për të përfaqësuar deputetët. Mbledhja e sotme po përqendrohet te masat statutore që ata funksionarë që nuk u përfshinë në kohë në procesin e rithemelimit, të përfshihen”, u shpreh Pollo.