Sot, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare në të gjithë territorin të cilat duke filluar nga orët e pasdites dhe mbrëmjes bëhen deri të dendura, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim por e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri në 5-7m/s. Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore 5 deri 24°C
  • në zona e ulëta 4 deri 27°C
  • në zona bregdetare 9 deri 25°C