Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ditën e sotme në Zubin Potok.
Pëmes një reagimi, ajo thotë se ky sulm është një veprim i dënueshëm, pasi akte të tilla nuk i shërbejnë paqes, stabilitetit dhe sigurisë.
Ndër të tjera, Nikolla vlerëson misionin e NATO-s dhe KFOR-it për të mbështetur Policinë e Kosovës.
“Sulmi ndaj autoriteteve të Policisë, në veri të Republikës së Kosovës, është një veprim i dënueshëm.Akte të tilla nuk i shërbejnë paqes, stabilitetit, sigurisë, zhvillimit dhe evropianizimit të rajonit.
Vlerësoj Misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për dënimin e këtyre akteve dhe gadishmërinë për të mbështetur Policinë e Republikës së Kosovës!”, shkruan Nikolla.