Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i del e keqja me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dhënies së shtëpive në Valias, kreu i qeverisë teksa fliste për arritjet e qeverisë, nuk linte dot pa përmendur PD dhe demokratët.
Duke kujtuar Sali Berishën, Rama u tha banorëve të këtyre zonave që ata nuk kanë punë me Gjykatën e Parisit, pasi shtëpitë tani i kanë në pronësi të tyre dhe nuk kanë nevojë që të shkojnë nëpër gjykata që ti marrin.
Rama u shpreh se zona e Kamzës është si parulla e parë e Partisë Demokratike “ne qeverisim dhe bota na ndihmon”.
Me demokratët e kam prapë, bëni shumë kujdes se ju ka kapur kjo sëmundja me ja ndërru bravat njëri tjetrit, mos bëni shakara të tilla se nuk ka lezet. Shikonin punën tuaj. Partia ka punët e veta, mos u merrni me punët e partisë. Shifni punën tuaj, aq më tepër që ju e keni gjetur shërbëtorin e duhur PS. Ju keni si ajo parulla e parë e PD “në qeverisin bota na ndihmon”. Edhe këtu në Kamzës ashtu jeni: Ne rrimë PS na ndihmon, ose ne protestojmë PS na ndihmon. Jemi të gjithë mirë me shëndet, jemi të motivuar falë protestave tuaja. Por bëni kujdes me protestat e tjera, mos shkoni pas berihait. Ju nuk keni punë me Gjykatën e Parisit, ju shtëpitë i keni tuajat, nuk vjen njeriu t’jua marrë, as duhet të shkoni në gjykatë për ti marrë. Rroftë PD sepse tani që na la kemi nostalgji për PD. Nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Rama