Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në qytetin e Shkodrës. Paraprakisht bëhet me dije për një konflikt që ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Forca të shumta policie kanë shkuar në zonë, në lagjen “Perash” të qytetit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj. Shkaku nuk bëhet ende me dije, e as nëse në vendngjarje ka persona që mund të kenë mbetur të lënduar.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar Blutë e Shkodrës për të shtënat me armë. Postblloqe janë ngritur në zona të ndryshme të qytetit për të ndaluar personat që kanë qëlluar me armë zjarri.