Gjykata e Tiranës ka pranuar një kërkesë të organit të akuzës, sipas së cilës kërkohej që të pushoheshin hetimet për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kallëzimi është bërë nga Partia Demokratike dhe është firmosur nga sekretari Gazment Bardhi, me pretendimin se Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu kanë përdorur postin publik në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria shprehet se nuk ka asnjë provë që kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu të kenë përdorur postin publik dhe shpërdoruar detyrën, duke i cilësuar akuzat e Bardhit të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova.