Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale të herëpashershme kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës si dhe në orët e vona të mbrëmjes.
Ashtu si sot edhe për nesër parashikohet erë relativisht intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-18m/s.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 16°C në zona e ulëta 2 deri 23°C në zona bregdetare 5 deri 22°C