Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD është zhvilluar me debate, kryesisht mes Berishës dhe mbështetësve të tij me kryetarin Enkelejd Alibeaj. Ka qenë Vokshi ajo që i ka kërkuar kryetarit që 5 deputetët e përjashtuar të marrin pjesë në mbledhjet e tjera.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij. Ai i ka thënë Enkelejd Alibeajt se nuk ishte kryetar grupi por i zgjedhuri i Taulant Ballës. Madje, Berisha i ka paraprirë dhe takimit që mund të zhvillohet sot mes Alibeajt dhe Ballës, për presidentin e ri.
Sali Berisha: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës. Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.
Alibeaj: S’jam peng i askujt.
*Ndërhyn Flamur Noka me ton të lartë duke thënë: “Mos i ndërprit fjalën”.
Vokshi: Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend.
Alibeaj: Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë.