Opozita nuk mund të drejtohet nga Taulant Balla!” Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD. Ai e konsideron Alibeajn të përzgjedhur nga Taulant Balla dhe nuk e njeh si kryetar.

“Denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze të Edi Ramës për zgjedhjen e Presidentit. Praktikë që diskrediton institucionin e Presidentin. Praktikë që nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe komandon.

Unë nuk e njoh atë. (Enkelejd Alibeajn). Unë nuk mund të pranoj vendime të paqena. Personalisht unë denancoj këtë farsë të shëmtuar të zgjedhjes së Presidentit. Kur ajo zhvillohet me zarfe sekrete brenda grupit, si do jetë ajo me opozitën”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse Grupi i Rithemelimit ka një emër për President, ish-kryeministri shtoi “Ka idera, por sa racionale? Mund të propozosh kur ke vota, por nëse s’ke vota tallesh me veten tënde.”