Në skajin më të largët të Elbasanit, në Njësinë Administrative fundore Zavalinë, ekipet e Bashkisë kanë fokusuar të gjithë vëmendjen ditët e fundit për të normalizuar qarkullimin pas disa problematikave që hasën për shkak të reshjeve dhe terrenit të thyer malor.
Agjencia e Shërbimeve Publike po vijon të ndërhyjë në rrugët rurale për t’i ardhur në ndihmë çdo komuniteti dhe në skajin më fundor të Bashkisë së Elbasanit.


Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, ka parë nga afër punimet, si edhe rikonstruksionin e një rrugë, e cila si pasojë e reshjeve të shiut rënë ditët e fundit, kishte shkaktuar probleme në qarkullim. Gjithashtu punonjësit e Agjensisë së Shërbimeve Publike, në një kohë rekord bënë të mundur edhe rikonstruksionin e urës, e dëmtuar pjesërisht nga reshjet e shiut.


“ E gjithë vëmëndja e ASHP, është pikërisht tek ato akse rrugore të cilat janë dëmtuar për shkak të reshjeve të shiut. Tashmë, është bërë e mundur hapja e rrugës dhe kalimi lehtësisht i banorëve nga Zavalina drejt Gjinarit si dhe në Elbasan”, pohon kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.


Bashkia Elbasan bën me dije se në çdo moment është pranë komunitetit duke ndërhyrë me të gjitha kapacitetet që ka, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve kudo ku ata ndodhen.