Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e shkuar në fshatin Katund i Ri në Sukth, në derën e një dyqani që është në pronësi të shtetasit Hysen Gashi.

Nga raportimet e para mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se dyqani ku është vendosur lënda plasëse i përket punonjësit të policisë së Rendit në Durrës .

Panorama