Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike njofton se procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri për Degën 14 Tiranë, Krujë dhe Vorë ka përfunduar.
Sipas njoftimit bëhet me dije se në Degën 14 Tiranë fitues është shpallur Besim Kuka me 78% të votave, ndërsa në Vorë Pëllumb Brusha me 80% të votave.
Fitues në Degën e PD në Krujëmes pesë kandidaturave është shpallur Xhevahir Bilja me 41% të votave.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega 14 Tiranë dhe PD Krujë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën:
– Kryetar i PD Dega 14 Tiranë, z. Besim Mexhit Kuka me 78% të votave.
– Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave, z. Xhevair Sali Bilja me 41% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Vorë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall z. Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave.