Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprimtari të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Në pranga ka rënë shtetasi I. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga ky shtetas, në rrugën “Muhamet Deliu”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator 2”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohen dy makineta që shërbejnë për lojëra fati.
Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator 2″, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– I. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga ky shtetas, në rrugën “Muhamet Deliu”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.