Televizioni amerikan NBC News ka zbuluar se si SHBA-të u kanë dhënë forcave ukrainase informacione të detajuara dhe të sakta se kur dhe ku do të sulmonin trupat dhe forcat ajrore ruse, duke bërë që Ukraina të largonte mbrojtjen e saj nga pozicionet e rrezikshme.

Ky shkëmbim informacioni pothuajse në kohë reale i inteligjencës amerikane dhe asaj ukrainase bëri që Ukraina të rrëzonte një aeroplan transporti rus që mbante qindra trupa në ditët e para të luftës, thonë zyrtarët. Kjo solli edhe zmbrapsjen e një sulmi rus në një aeroport kyç pranë Kievit. Ishte pjesë e asaj që zyrtarët amerikanë e quajnë një operacion masiv dhe të paprecedentë të ndarjes së inteligjencës me një partner që nuk është pjesë e NATO-s, për të cilin ata thonë se ka luajtur një rol vendimtar në suksesin e deritanishëm të Ukrainës kundër ushtrisë ruse më të madhe dhe më të pajisur. Detajet rreth mbrojtjes ajrore dhe aeroplanit të hedhur në erë, të cilat nuk janë raportuar më parë, tregojnë se sesi në dy muaj luftë që vijion edhe tani, agjencitë e spiunazhit të SHBA dhe Pentagoni kanë qenë një faktor i rëndësishëm për të ndihmuar Ukrainën të pengojë përpjekjet e Rusisë për të pushtojnë pjesën më të madhe të vendit, shkruan The Guardian.