◾Firma ruse e energjisë Gazprom thotë se ka ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë për shkak të refuzimit të tyre për të paguar në rubla.
◾Rusia kishte paralajmëruar më herët se do të ndërpriste gazin për Poloninë dhe Bullgarinë nëse ato nuk fillojnë të paguajnë në rubla, gjë që të dyja refuzojnë ta bëjnë.
◾Nga ana tjetër, Ukraina ka thënë se ky veprim është thjesht një shantazh.
◾Polonia ka deklaruar se mund të menaxhojë situatën dhe mund të ketë akses në gaz nga burime të tjera.
◾Vendimi i Berlinit erdhi pasi SHBA dhe aleatët e saj u takuan në një bazë ajrore në Gjermani për të premtuar më shumë armë për Ukrainën.
Johnson: Putin nuk do të përdorë armë bërthamore taktike
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar së fundmi se nuk pret që presidenti rus Vladimir Putin të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë.
I pyetur nga Talk Tv nëse mendon se Putin do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore taktike në qoftë se do të kishte më shumë dështime ushtarake, Johnson u përgjigj: Jo, nuk do e bëjë.
Gjatë fjalës së tij, Johnson vazhdoi duke thënë se është shumë e rëndësishme që Perëndimi të mos pranojë mënyrën se si rusët po përpiqen të përcaktojnë atë që po ndodh në Ukrainë.
“Ata po përpiqen ta përshkruajnë këtë si një konflikt midis Rusisë dhe Perëndimit, ose Rusisë dhe NATO-s. Kjo nuk është ajo që po ndodh”, tha kryeministri britanik.
Firma ruse e energjisë: Kemi ndërprerë të gjithë gazin për Bullgarinë dhe Poloninë
Gjigandi rus i energjisë Gazprom thotë se ka ndërprerë të gjitha furnizimet e gazit si në Bullgari ashtu edhe në Poloni pasi të dy vendet refuzuan të fillojnë të paguajnë për furnizimet në rubla.
Më parë, ofruesit polakë dhe bullgarë të energjisë thanë se kishin marrë njoftime zyrtare nga furnizuesi rus i gazit se dërgesat do të ndërpriteshin.
Njoftimi i Gazprom vjen pas një konfuzioni më herët këtë mëngjes, kur të dhënat treguan se furnizimet me gaz në Poloni përmes Bjellorusisë u reduktuan përkohësisht në zero përpara se të rifillonin.
Rrjeti i gazit i Bullgarisë kishte thënë gjithashtu se vendi po merrte ende gazin rus që nga mëngjesi i sotëm.
Nuk ka ende ndonjë të dhënë për vëllimet e gazit në Poloni ose Bullgari që nga njoftimi i Gazprom tani.