Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku janë diskutuar tema të ndryshme.

Bëhet me dije se në këtë mbledhje është vendosur edhe që Asambleja Kombëtare e PS të mbahet më 7 maj.

Në Asamblenë e PS do të vihen në zbatim vendime të Kongresit të 9 Prilli.  Këto vendime kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.

Në këtë mbledhje të PS është diskutuar edhe në lidhje me presidentin, ku sipas burimeve të medieve thuhet se është thënë se presidenti duhet të jetë një person që nuk është aktiv në politikë dhe një person që nuk do të identifikohet me PS.