Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në seancë plenare, iu drejtua opozitës duke i thënë se “budallallëkun e trashëgoni brez pas brezi dhe e bazoni përsiatjen tuaj politike duke i marrë njerëzit për budallenj”.
“Prandaj jeni katandisur kështu. Ndahuni në sa pjesë të doni, jeni e njëjta gjë që jeni ndarë përgjysmë, apo në 3-4 pjesë. Pastaj vini e flisni për trashëgimi kulturore, ju që kulturalisht kërkoni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte me Amerikën”, deklaroi Rama duke iu referuar debatit për Parkun e Butrintit.
Edhe të ndarë, flisni njësoj dhe përdorni të njëjtat argumenta. Budallallëku në kopenë tuaj është sëmundje ngjitëse. Nuk ka se si dikush që është kundër tij (Sali Berishës), flet me gjuhën e tij. Ky është fakt që e vërteton e përditshmja juaj, pavarësisht se jeni në njërën apo tjetrën anë të asgjësë që ju ka ndarë në mes”, shtoi kreu i qeverisë.
“Ajo që do të bëhet me Butrintin, e vendosim ne që e kemi shpëtuar Butrintin nga ju. E mbaj mend shumë mirë se çfarë ishte Butrinti kur jam bërë unë ministër Kulture”, tha Rama.