Ka përfunduar takimi i ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe dy deputetët e tjerë të PD, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.
Takimi është zhvilluar në Kryesin e Kuvendit dhe ka zgjatur rreth 60 minuta. Nuk dihet se çfarë është biseduar por të pranishëm në takim ishin edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe Gabriel Escobar.
Kujtojmë se më herët ajo ishte në një takim me kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë. Zyrtarja e lartë e DASH pritet ta mbylli vizitën e saj në vendin tonë me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën.