Kryebashkiaku Erion Veliaj në një prononcim për gazetarët tha se fatmirësisht nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë nuk ka pasoja në njerëz dhe 5 personat që mbetën të lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
“Është një aksident i pafat po lajmi mirë është që kemi 5 të lënduar, që janë të lënduar lehtë. Të dy drejtuesit e mjetit nuk kanë konsumuar alkool, sigurisht në një zonë me shumë trafik… lajmi i mirë është që nuk kemi asnjë njeri të lënduar rëndë. Do na duhet tashmë të lejojmë policinë të kryejnë të gjitha veprimet ”, tha mes të tjerash Veliaj.
Një autobus i linjës së Unazës dhe një makinë përfunduan në lumin Lanë mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e kinema Agimi, në rrethana ende të paqarta.