Ështe inaguruar sot nga kryetari i bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, ura e fshatit Korre në Funar, dukw lidhur me në fund banorët e fshatit me njesitë e tjera administrative. Nëpërmjet një postimi në facebook , kryetari i bashkisë është shprehur:
“Ura e fshatit Korrë në Funar deri dje i ngjasonte një rrënoje të braktisur nga harresa e viteve që na kujton se sa shumë kohë kemi humbur në 30 vjet.
Sot është e re, më e fortë, funksionale duke i lehtësuar jetesën fëmijëve dhe banorëve të asaj zone për t’u lidhur me qendrën e njësisë administrative dhe qytetin për të marrë shërbime.
Sikur të gjithë të kishin patur dëshirën e mirë për të bërë punë dhe të mos i shihnin me syrin e kalkulimeve politike për pushtet, sot s’do të trashëgonim kaq shumë problematika që vetëm NE me durim e këmbëngulje po ia dalim t’i përballojmë ndonëse tërmeteve, pandemisë, luftës e krizës energjitike e të çmimeve”.