Në Sulovë të Elbasanit, fermerët kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë mbështetje nga shteti për prodhimet e tyre.
Arjan Hoxha, i cili është rikthyer nga emigirmi dhe ka investuar në këtë zonë duke ngritur sera ku prodhohen kunguj, ka thënë se prodhimi i 400 kuintal kunguj nga serat e tij nuk gjen treg në Shqipëri për tu shitur.
Ndaj Hoxha dhe fermërët e tjerë të zonës kanë shkulur rrënjët e të mbjellave pasi prodhimet e tyre do të shkojnë dëm.
Banorët kanë denoncuar mungesën e subvencioneve ndaj fermerëve dhe lehtësirave në kohë krize, teksa theksojnë se çdo investim është me paratë e tyre, e sërisht has vështirësi pasi nuk gjejnë treg.