Duke filluar nga dita e sotme, 1 Maj, të gjitha shërbimet do të kryhen online. Sipas vendimit të marrë nga qeveria, duke nisur nga dita e sotme në të gjithë Shqipërinë qytetarët mund të marrin shërbimet online.
Sipas një raporti të BERZH, Shqipëria i ka rritur shërbimet digjitale nga 44.1% në vitin 2015 në 83% në vitin 2020 duke u ngjitur në vendin e 17 mes disa vendeve në botë për shërbimet digjitale qeveritare.