Ernejt Shyti, vrasësi i biznesmenit Behar Sofia ka treguar për autoritetet përkatëse se atij iu premtuan 50 mijë euro për këtë vrasje, ndërsa tregon se nuk ka marrë asnjë lek.
I riu i cili u arrestua në Mal të Zi, atje ku dhe punonte, ka bashkëpunuar me drejtësinë, duke zbardhur grupin që bashkëpunuan në ekzekutimin e biznesmenit.
Atij i ka dhënë një foto të Sofisë dhe adresën e më pas ai ka bërë vëzhgim për 3 ditë deri në vrasjen e tij. Arma e krimit nuk është gjetur ende, por vetëm gjetur rrobat e tij, maska dhe biçikleta. Kujtojmë se Sofia u vra në mëngjesin e 25 prillit, ndërsa sot u kapën vrasësit e tij.
Lajmi i Fundit