Kalimi i shërbimeve online që nga data 1 maj dhe mbyllja e sporteleve për qytetarët, duket se mbetet e vështirë për një kategori të caktuar personash.
Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Bashkisë Durrës inspektuan një nga sportelet e Gjendjes Civile në Rajonin Nr 4 të bashkisë.
Pavarësisht kalimit të shërbimeve online, punonjësit e këtyre zyrave nuk do të shkurtohen nga puna, por do të vijojnë të ushtrojnë detyrën jo më nga sportelet, por përmes shërbimeve online.