Arrestohet ish- presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez, dhe disa ish-ministra. Organi i akuzës në Bolivi ka treguar se zyrtarët kanë rënë në pranga pasi morën pjesë në një grusht shteti kundër presidentit Evo Morales në 2019. Kujtojmë se Morales dha dorëheqjen dhe u largua nga Bolivia pas protestave dhe akuzave për mashtrim elektoral.
Lidhur me këtë, ish- presidentja tha se ishte viktimë e një hakmarrje politike nga partia Mas Socialiste e Morales. Partia siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale dhe kongresit në tetor të vitit të kaluar, duke i hapur rrugën Morales të kthehej nga Argjentina dhe të merrte drejtimin e partisë Mas.
Por anëtarët e partisë Mas e akuzuan atë për grusht shteti. Ajo u arrestua në orët e para të së shtunës në qytetin e Trinidad, sipas njoftimit të një ministri të qeverisë, Eduardo Del Castillo Del Carpio. “Përndjekja politike ka filluar,” tha Anez në postimin e saj. “MAS ka vendosur të kthehet në stilet e diktaturës. Një turp, sepse Bolivia nuk ka nevojë për diktatorë, ajo ka nevojë për liri dhe zgjidhje”.
Lajmi i Fundit