Lumenj droge përgjatë Autostrada del Sole” kështu shkruajnë mediat italiane pas zbulimit të arrestimit të një çifti shqiptarë me një sasi të konsiderueshme kokaine në makinën e tyre.

Çifti shqiptar po lëvizte përgjatë “Autostrada del Sole” ndërsa në makinën e tyre Ford Fiesta kishin fshehur një sasi prej 12 kg kokainë në një ndarje të krijuar posaçërisht për këtë.

Arrestimi u zhvillua në Guardamiglio në 27 Janar të kaluar, por lajmi u zbulua vetëm dje për qëllime hetimore. Çifti shqiptarë ishin arrestuar për një kontroll anti-Covid ndërsa ishin shumë larg nga vendbanimi i tyre.

Kur u pyetën nga agjentët në lidhje me motivimin, ata dhanë justifikime të pabesueshme duke shpjeguar se ata ishin drejtuar për disa ditë nga të afërmit, por, në makinë, nuk kishte valixhe. Prandaj kërkimet në makinë zbuluan edhe drogën.

Top Channel