Debat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare.
Berisha i quajti dy vetëvrasjet e ndodhura në komisariatet shqiptare si “vrasje shtetërore”, por e ashpër ka qenë përgjigja e ministres Spiropali.
Ajo i ka kujtuar Berishës korrupsionin gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se bën rolin e viktimës, përderisa SPAK nuk e thërret për të dhënë llogari.
Pjesë nga fjala e Spiropalit në Parlament:
Sali, ti nuk ke faj që flet për prokurorë, vrasje, grabitje, përderisa SPAK të sheh jo vetëm gjallë, por edhe me armën ngrehur, përndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që nuk të thërrasin të japësh llogari. Korrupsioni yt thërret, nga boronicat e Gërdecit, te Nduja i CEZ-it dhe kompleksi Partizani i dhëndrit. Pa folur për ulërimat e të vrarëve poshtë dritares tënde, që nuk mbërrikan te SPAK-u.
Bën mirë që e përqesh SPAK-un dhe e quan SKAP, përderisa nuk të ka kapur për të dhënë llogari. T’i thua se Rama po i bën presion SPAK-ut se ka frikë nga ty. Po ku ka rival më të mirë se ty. Edi Rama nuk mund të gjente sot një rival më të damkosur se ty.