Presidenti kinez thotë se duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar që lufta në Ukrainë të kthehet në atë që ai e quan një “situatë të pamenaxhueshme”.

Konflikti nuk duhet të lejohet të zgjerohet apo intensifikohet, citohet të ketë thënë Xi Jinping nga media shtetërore.

Ai po fliste në një video-telefonatë me homologun e tij gjerman, kancelarin Olaf Scholz.

Kina është përpjekur të shfaqet neutrale në konflikt deri më tani, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore dhe duke refuzuar të kritikojë aleatin e saj Rusinë, për pushtimin.