Tonin Rrethi, 39-vjeç ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasditen e sotme në fshatin Ças të Velipojës.
Burime bëjnë me dije për Panorama.al se ai ka qenë duke punuar tokën me zetor kur papritur mjeti i tij ka rënë në kontakt me një prej telave të këputur të tensionit të lartë.
Rrethi ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Ai la pas dy vajza të mitura.