Nga : Erion Murataj
Të gjithë e dimë që trinomi politik bastardoi çdo grimcë të figurës së presidentit në Shqipëri.
Të gjithë e dimë që meqë në kushtetutë presidenti përfaqëson unitetin e popullit, trinomi pikërisht me këtë të fundit ka 30 vjet që tall …. .
Në fakt trinomin populli e voton, e për pasojë populli tall …. me veten por nejse, për sa kohë i pëlqen është sigurisht problem i shumicës së atij populli që voton dhe hall i atij populli që vetëm leh e as kafshon e as voton.
President kemi pasur nja ca në këto 30 vite të gjithë politikë ,edhe pse përpjekjet prej gladiatori sa për sy e faqe herë dyshe, herë treshe të balove politik që tallin atë që s’thuhet, arrite vetëm Moisiun të konkretizonin si gjeneral për president .
Të gjithë të tjerët kanë qënë ushtarë të orgjisë politike e cila çuditërisht çdo 4 vite çdo dite lë shtatëzanë popullin, unitetin e të cilit e ruan një ushtar i orgjisë.
Bukur eee ?
Imagjinoni që aq imponues është trinomi, sa pa dëshirën e tij bëri president dhe ilir Metën që ka 5 vjet që qan për kostumin e ngushtë e mezi pret të veshë tutat e rreckosura që Mona ja bëri fertele, prapë pa miratimin apo dëshirën e tij .
Ka nisur një proçes për të zgjedhur ushtarin e radhës që do zëvendësojë Metën, por ka një ndryshim këtë herë.
Nëse deri me sot trinomi tall …. me popullin, sot po e bën dhe me ty president/e, ende i pa emëruar .
Mirë do ishte që si qejflinj dashnorash e dashnoresh, çifti i ulur në tryezë të zgjedhin dikë që e mban lojën, por ky kriteri që të jetë 40 vjeç penalizon jo pak gocat e punës që herë ja japin e herë ja marrin shefit mikrofonin .
Por ka teze madje ka dhe burra tezesh që ia dalin për zot këtij halli që ka Tao dhe Enkelejdi, bashkë me Ilirin dhe doktorin.
Sa për popullin unitetin çelik do ta keni ,nëse doni vazhdoni shtrëngojeni fort .
Vetëm mos harroni bëjeni vetëm nëse ju shijon, jo për hatër të partisë .