Arjan Konomi, 48-vjeçari i cili u aksidentua para pak ditësh te Rruga e Kavajës është shtruar në reanimacion në orën 19:00 të ditës së sotme pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore nuk ështê e mirë dhe ai është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë më herët gjatë ditës është raportuar se edhe Vilma bashkëshorja e Arjanit është në gjendje të rënduar dhe shëndeti i saj është përkeqësuar.