Muret dhe pasqyrat e hotelit të Fanes në Golem nuk janë dëmshmitare vetëm të pazareve politike, intrigave, ndarjes së tenderave dhe koncensioneve, ideimit të ligjeve klienteliste, etj, por edhe të aktivitetit seksual, orgjive dhe pervesiteteve të nëntokës së politikës së Tiranës.
Pas dekonspirimit të hotelit të Balilit në Sarandë, ku ministra, deputetë dhe drejtorë harboheshin me dashnoret që kishin në administratë, siç edhe ka deklaruar publikisht një ish ministër i kabinetit Rama, hamshorët e politikës dhe parlamentit u zhvendosën tek hoteli i Fanes, por edhe tek fjetorja e oligarkut të peshkut në Labinot të Elbasanit.
Një deputet i rëndësishëm i Partisë Socialiste, frekuentues sistematik i hotelit të Fanes, të paktën një herë ka qenë protagonist i një orgjie me vajza, disa prej të cilave besohet se ishin gjimnaziste, nën moshën 18 vjeç.
Një anëtar i stafit të hotelit tha, se deputetit qëndroi për disa orë në barin e tarracës së hotelit në tavolinë me 4 vajza të reja dhe një diplomat. Më pas, deputeti zbriti bashkë me vajzat në një nga dhomat e hotelit, duke qëndruar deri të nesërmen.
Nëse frekuentimi i hotelit të Fanes nga deputeti dhe drejtorë me vajza të ndryshme ishte diçka rutinë, frekuentimi në grup ka habitur stafin që mirëmban dhomat./Vijon…
Mare nga Tellalli.al