Ish kryeministri Sali Berisha dënoi qendrimin e mazhorancës, e cila nuk votoi rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Në fjalën e tij, Berisha iu drejtua mazhorancës duke thënë se votuan sipas urdhrit të Vucic.
Akuzave te qeverise se ka shkelur embargon e Kombeve te Bashkuara duke furnizuar Serbine me nafte, Sali Berisha tha se në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos sepse paralizonte Kosovën. Ai theksoi se ka marrë të gjitha masat kundër kontrabandës përveçse furnizimit të armëve të Bosnjes dhe Kroacisë.
“Votuan sipas urdhrit të Vuçiç, ju shkelmuat mbi jetët e 8 mijë burrave të Bosnjes, votuat duke shkelmuar mbi jetët e mbi 10 mije jetët e shqiptarëve të Kosovës.
Po çmund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantesh. Po çmund të presësh nga një kryetar organizate kriminale, skllav i Vuçiç. Po cmund të presësh nga një njeri që mund të ketë cdo lloj gjaku, por vetëm shqiptari jo. Si mund të silleni si kope. Si mund të bëni një gjë të tillë.
Sali Berisha publikisht në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos sepse paralizonte Kosovën, ka marrë të gjitha masat kundër kontrabandës përveçse furnizimit të armëve të Bosnjes dhe Kroacise”, tha Berisha.