Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ditën e shtunë do të kryejë një vizitë në Europë ku do të zhvillojë një takim me ministrat e Jashtëm të NATO-s.
Në një deklaratë nga zyra e shtetit mësohet se në datën 14 Maj Blinken do të udhëtojë drejt Berlinit dhe do të zhvillojë një takim me miistrat e Jashtëm të NATO-s, ku në fokus të këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë.
Më 14 maj, Blinken do të udhëtojë në Berlin për të marrë pjesë në një takim jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku aleatët dhe partnerët do të diskutojnë përgjigjen e tyre të unifikuar ndaj luftës brutale të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe Samitit të ardhshëm të Liderëve në Madrid,” thuhet në deklaratë.
Të nesërmen ai do të takohet me krerët e BE-së në Paris, së bashku me përfaqësuesen e tregtisë së SHBA-së Katherine Tai dhe sekretaren e tregtisë, Gina Raimondo.