Policia e Divjakës kanë vënë në pranga 2 qytetarë të shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.” 45-vjeçari Bektash Muçaj është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për këtë vepër penale.
Muçaj dyshohet se në datën 4 Gusht të vitit 2021 ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të qytetarit me iniciale S.S. Për 45-vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjithashtu, është bërë ndalimi i 33-vjeçarit Geri Lushaj të shpallur në kërkim pasi më datë 11 Maj të vitit 2022 Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
33-vjeçari në datën 9 Mars të këtij viti, në bashkëpunim me 25-vjeçarin me iniciale K. T. (i arrestuar në flagrancë), ka djegur automjetin në pronësi të 57-vjeçarit me inciale J. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.